06 Maj 2024

BMW, shitje rekord

Frankfurt, 12 prill - Tre muajt e parë të vitit 2012 kanë rezultuar me fitime të mëdha për kompaninë automobilistike gjermane, “BMW”.

Gjatë kësaj periudhë, për herë të parë në histori u shitën më shumë makina në Kinë se sa në SHBA.

Mësohet se brenda 3 muajve janë shitur 425 528 mijë automjete, një rritje prej 11,2% nga një vit më parë, ndërsa “Rolls-Royce” dhe “Mini”, pjesë e kompanisë, gjithashtu raportuan për shitje rekord.

Nga totali, mbi 80 mijë automjete u shitën vetëm në Kinë, për një rritje prej 37% në krahasim me një vit më parë.

”Grupi i BMW është i lumtur të lajmërojë se ka regjistruar një rritje të rëndësishme në fitimet e tij, pasi përjetoi tremujorin më të suksesshëm në histori”, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Ian Robertson. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)