29 Prill 2024

BMW, përgatitet seria 3

Frankfurt, 29 gusht - Sipas planeve të kompanisë, seria e tretë do të debutojë në fillim të vitit të ardhshëm.

BMW është nga fundi me përgatitjet e brezit të gjashtë të serisë së 3-të, e cila shfaqjen e saj të parë para publikut do ta ketë në sallonin e automobilave në Detroit, në janar.

Ndryshe nga versioni i deritanishëm, modeli i ri, i cili zhvillohet në bazë të përcaktimit me kod F30, do të ofrohet në gjashtë variante: sedan, karavan, kupe, kabriolet, GT pesë-dyersh dhe GranCoupe katër-dyersh.

Për këto po përgatitet edhe një seri e re Turbo-motor katër-cilindërshe me një volum prej 1.6 dhe 2.0 litra dhe fuqi mes 135 dhe 245 KF.

Risi do të jetë edhe ajo se për M3 po përgatitet një tre-litërsh Turbo-motor me gjashtë cilindra me 450 KF, e cila do ta zëvendësojë katër litërshin aktual atmosferik V8 motor me 420 KF.

BMW M3 në treg pritet të del në vitin 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)