29 Mars 2024

Biznesmenë hungarez interesohen për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 25 tetor - Biznesmen nga Hungaria janë interesuar të investojnë në Kosovë në fushën e biznesit. Ata zhvilluan një takim sot me përfaqësues të Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, (APIK), për tu njohur me kushtet e zhvillimit të biznesit.

Shefi i APIK-ut, Mustaf Hasani tha se këta biznesmen janë të interesuar të investojnë në Kosovë për shkak se sic tha ai Kosova ka kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit. “Ka taksa të ulët, procedura më të vogla dhe shumë kushte e bëjnë që një investitor të vij e të investoj në Kosovë”, tha ai.

 “Kompanitë hungareze janë të interesuara për të shikuar mundësitë e privatizimit të seksioneveve, kryesisht në agrikulturë ,dhe mundësinë e hapjes  së mini- fabrikave për produktin e qumështit dhe metaleve ,plastikes, ç’far është ambienti, parnetneriteti dhe të elaborojnë mundësitë e tyre për investime në Kosovë”, ka thënë ai.


Ndërkaq, Bela Gordosh, nga konsullta e ambasadës së republikës së Hungarisë në Kosovë, ka thënë se është takimi i parë mes këtyre dy shteteve dhe po shikohen mundësitë për investime në Kosovë. Ai ka shtuar se bizneset Hungareze janë të interesuara për të investuar në Kosovë, ndërsa të pranishme janë 13 biznese nga Hungaria.

“Kosova është një vend i Vogël po ashtu dhe Hungaria, dhe Bizneset tona po rishikojnë mundësit për investime në Kosovë, dhe po ashtu kemi një mentalitet të ngjashëm”, është shprehur ai.  Në anën tjetër nga agjencia e privatizimit në Kosovë (AKP), Armend Susuri, ka thënë se janë duke bërë një njohje me bizneset Hungareze për mënyrën e privatizimit se si bëhet në Kosovë.

“Ne po ju ofrojmë njohje shumë të hollësishme për mënyrën e privatizimit në vend, ndërsa atyre u mbetet të vendosin për investime”, ka potencuar Susuri. Ndërsa, Hasani, ka thënë se investimeve u nevojitet kohë, është mirë që kanë ardhur për të shikuar mundësitë ndërsa për investime duhet menduar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)