03 Maj 2024

AvtoVAZ se shpejti edhe në Evropë dhe Afrikë

Moskë, 26 nëntor - Gjigandi rus i prodhimit të automobilave “AvtoVAZ”, i cili ia ka hyrë punës mjaft aktivisht për ripërtëritjen e modeleve të automobilave dhe rritjen e kapaciteteve të veta prodhuese po vazhdon të planifikojë zhvillimin e tij të mëtejshëm.

Kompania ka ndërmend të dalë në tregjet e vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës dhe të fokusojë vemendjen tek vendet në zhvillim.

Në vitin 2011 vëllimi i eksportit të automjeteve të prodhuara në uzinën e automobilave u rrit deri në 20 për qind.

Aktualisht “AvtoVAZ” është angazhuar me zhvillimin e filialit të vet të ri - uzinën e automobilave në qytetin Izhevsk, e cila do të prodhojë modelet “Lada Granta”, “Renault Sandero, “Renault Duster” si dhe “Nissan Tiida.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)