28 Mars 2024

“Avtovaz” ndërpreu prodhimtarinë për shkak të vapës

Moskë, 4 gusht - Temperaturat e pazakonshme të larta që kapluan Rusinëdetyroi udhëheqësinë e prodhuesit më të madh vendor të automobilave“Avtovaz” që përkohësisht ta ndërpresë prodhimtarinë.

Ndërprerja do të zgjasë një javë prej 2 deri 8 gusht, ndërsa punëtorët do të fitojnë dy të tretat e fitimit, në pajtim me rregullat ligjore.  

Të liruar nga obligimet e punës këtë javë janë të gjithë punëtorët të cilët janë drejtpërdrejt të lidhur me prodhimin e automobilave, pjesëve rezerve dhe produkteve tjera. Në punë do të shkojnë vetëm ata të punësuar që kanë obligime të paanulueshme.

Meteorologët rusë parashikojnë se zhiva në termometër në rajonin e Tolatit, ku është vendosur fabrika , këtë javë do të ngjitet deri në 45 gradë rekordë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)