19 Prill 2024

Automjetet hibride kryesoret në panairin e Parisit

Paris, 2 tetor - Në panairin e sivjemë të Parisit për automobila prodhuesit do t’i prezantojnë modelet e reja kursyese me disenj të pëlqyeshëm, me shpresë se do ta rritin shitjen pas dy viteve të rënda për industrinë automobilistike.

Vendet qendrore në panairin që fillon nesër do t’i zënë modelet hibride dhe automjetet me konsum të vogël të karburanteve dhe emisione të vogla të gazrave të dëmshme, derisa drejtorët e kompanive do t’i prezantojnë risitë dhe strategjitë për paraqitje në tregjet perspektive, siç është Kina.

Panairi i Parisit është përqendruar në tregun evropian, por ka gjasa edhe për plasman në Brazil dhe Kinë, e cila i tejkaloi SHBA-të, si tregu më i madh për automobila, konsiderojnë prodhuesit.

Pritet që panairin i cili vlen si më i vjetri i këtij lloji, ta vizitojnë disa qindra mijëra njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)