20 Prill 2024

“Audi” realizoi profit rekord gjysmëvjetor

Frankfurt, 3 gusht - Prodhuesi gjerman i automjeteve luksoze “Audi” kumtoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka realizuar profit rekord prej mbi 1,3 miliardë eurove, që paraqet rritje në nivel vjetor prej 62 përqindëve.

Në kumtesën e “Audi”-t ceket edhe se kompania planifikon që gjatë tërë vitit 2010 të porosisë mbi 1,08 milionë automjete. Vitin e kaluar kompania gjermane shiti 979.729 automjete.

Qarkullimi i përgjithshëm i “Audi”-t në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2010 është rritur për 21 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë në 17,6 miliardë euro, ndërsa porosia e automjeteve është shtuar për 19 për qind në 554.939 modele.

Sipas kompanisë, rezultatet e këtilla pozitive u referohen rijetësimit të kërkesës globale për automobila, si dhe të “ofertës së vet atraktive”. “Audi” paralajmëroi edhe se gjatë këtij viti planifikon në treg të plasojë 12 modele të reja të automjeteve.

“Audi” është pjesë e grupacionit të prodhuesit më të madh evropian të automobilave “Folksvagen”, i cili në tremujorin e parë të këtij viti e rriti profitin për 133 për qind në 2,8 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)