29 Prill 2024

Audi Q7 për vitin 2013, 300 kg më i lehtë

Franfkurt, 9 shtator - Përpjekjet e Audi-s që të imponohet në tregun e SUV-ve Premium, ka rezultuar në vitin 2005, me modelin Q7.

Me imazh dhe përvojë të cilën ky prodhues tashmë e kishte atëherë në prodhimin e modeleve Karavan dhe falë njësisë ”Quattro”, Q7 në të vërtetë ishte i parapërcaktuar që të ketë sukses.

Gjenerata e re do të prezantohet në fund të vitit të ardhshëm, si model i vitit 2013.

Në mënyrë që Q7 të përshtatet me konkurrencën dhe të mbetet ende interesant për blerësit me ‘xhep më të thellë’, në Audi kanë vendosur që të reduktojnë peshën e tij, mesatarisht për 300 kilogramë.

Kjo do të arrihet me përdorimin e komponentëve nga alumini, por edhe me turbo-motorë me kapacitet më të vogël.

Ende duhet llogaritur në versionin 3.0 TDI V6, por nuk do të ketë më V8 apo V12 me 500 kuaj fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)