28 Prill 2024

Audi A1 Quattro, veturë e përkryer

Frankfurt, 10 janar - Prodhuesi i njohur i automobilave “Audi” na e ka “ngacmuar” trurin me konceptin A1 Clubsport Quattro.

Dashakëqijtë do të thoshin që modelit serik i mungon këtu apo aty ndonjë karakteristikë e caktuar, e që në të vërtetë nuk është kështu sepse kjo veturë është e përkryer.

Derisa modeli koncept i zhvillonte madje 500 kuaj fuqi nga motori pesëcilindërsh 2.5-litra, modeli serik do të duhet të gjendet si mundet me 250 KF, të cilat i ofron motori 2-litrësh turbo me injektim të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, edhe kjo është e mjaftueshme që Audi A1 Quattro “t’i bëjë konkurrencë” modelit apo “vëllait” të tij Golf GTI-së, që është me siguri edhe arsyeja se pse “Audi” planifikon këtë makinë ta prodhojë në vetëm 333 copë.

Përndryshe, edhe pse gjermanët nuk e përmendin masën e automobilit, bazuar në atë që shihet dhe është deklaruar kjo është e mjaftueshme që vogëlushi kompakt me ndihmën e tërheqjes integrale Quattro dhe ndërruesit manualë me gjashtë nivele shpejtësinë deri në 100 kilometra ta arrijë për 5.7 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 245 km/h.

Ky “vogëlush simpatik” posedon edhe pezullimin e pavarur, rrotat 18-inç dhe frenat shumë të efektshme sportive, derisa ESP është “i rezervuar” për ngasjen sportive. “Raketa” e vogël e ka “uzurpuar” ulësen e pasme, ndërsa tërheqja integrale e ka “gllabëruar” një pjesë të bagazhit, i cili mezi ofron 210 litra.

Sikur që i ka hije një veture speciale, Audi A1 Quattro është i mbushur me pajisje, nga dritat ksenon deri te MMI sistemi kontrollues, audiosistemi “Bose” me 14 zmadhuese, si dhe WLAN Hotspot sistemi i integruar për qasje në internet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)