29 Prill 2024

Aston Martin-i i ri në sallonin e Frankfurtit

Frankfurt, 2 shtator - Aston Martin do të prezantojë në sallonin e ardhshëm të Frankfurtit dy ekzemplarë të “V12 Zagato”, të realizuar me dorë në fabrikën e Gejdonit, në Angli.

Bëhet fjalë për modele të ndërtuara në platformën dhe me stilin mekanik të Vantage V12, me një karroceri prej alumini dhe fibrash karboni.

Motori, me sa bën të ditur një komunikatë e shtëpisë së prodhimit, përmban 6 litra V12, që prodhojnë 510 kuaj fuqi.

Vetura do të jetë gati në vitin 2012, kur do të dalë në shitje me një seri të kufizuar prej 150 ekzemplarësh, me një cmim prej 373 mijë eurosh.

Pas 50 vitesh që nga lancimi i legjendares “DB4GT Zagato”, shtëpia e Gejdonit dhe ajo italiane kanë realizuar një model modern të veturës së jashtëzakonshme të dikurshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)