02 Maj 2024

Asociacioni i Arkitektëve përfaqëson sukseshëm Kosovën

Prishtinë, 1 korrik - Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK) ka nderin të ju njoftoj se për herë të parë në historinë e Arkitekturës Kosovare, Asociacioni mori pjesë në takimin e Kryetarëve të Organizatave Profesionale të Arkitektëve në rajonin e dytë të Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve - UNA (shteteve të Euro-Azisë ku përfshihen 32 shtete.

Qëllimi i takimit të nivelit të lart ishte miratimi i planit të veprimit për periudhën trevjeçare, raportimi i aktiviteteve të organizatave në vendet e tyre, sfidat, nominimi i profesionisteve në grupe punuese si dhe ngritja e bashkëpunimit me Rajonin UNA 1 – që përfshihen vendet e Evropës perëndimore.

Ky takim u organizua nga UNA në bashkëpunim me Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë i cili u mbajt në Shkup.

Asociacioni prezantoi aktivitetet e veta në Kosovë si dhe vizionin global për tri vitet e ardhshme të cilat u vlerësuan lart nga të pranishmit.

Vizioni Rajonal dhe Global i Asociacionit ishte në ofrimin e mundësive për punësim, pjesëmarrje në Konkurse, harmonizimi i legjislacionit dhe rregulloreve teknike, korrikulumeve në arsim të lartë, trashëgimia kulturore dhe arkitektonike, zhvillimi i planifikimit hapësinor dhe nënshkrimi i marrëdhënieve bilaterale.

Aq më tepër, sugjerimet e Asociacionit të Arktikëve të Kosovës do të jenë pjesë të planit të veprimit të UNA Rajoni 2 dhe bashkëpunimi me UNA Rajonin 1.

Në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i UNA rajoni 1 i cili mirëpriti sugjerimet e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.

Gjithashtu, kohë më parë, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në cilësi të anëtarit dhe të strukturave drejtuese të Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve me Seli në Paris, ju besua udhëheqja dhe zbatimi i programit të trashëgimisë kulturore në rajonin 2.

Ky aktivitet ndërkombëtar ka të bëjë me pjesëmarrjen e Asociacionit në takimin e parë të Drejtorëve të Programeve të UNA, dhe atë në cilësi të Drejtorit të programit për Trashëgimi të UNA/Rajoni II. Realizimi i aktivitetit është bërë me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), prandaj Ju shprehim falënderime për mbështetje dhe bashkëpunim.
 
Asociacionit i Arkitektëve të Kosovës do të zbatoj programit e propozuar dhe miratuar me titull “Cultural Landscapes Preservation” i cili për lartësynim ka trajtimin e trashëgimisë kulturore pa kufinjë, identifikimin, promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e peizazheve kulturore në Rajonin II si potencial në kontekstin ekologjik dhe në funksion të zhvillimeve të qëndrueshme shoqërore, politike dhe ekonomike. Objektivat specifike të programit kanë për qëllim:

(1) promovimin e konceptit të digjitalizimit në sistemin institucional dhe të edukimit në arkitekturë, si instrument themelor i përbashkët në shërbim të njohjes, ruajtjes dhe zhvillimit të drejtë të potencialeve të trashëgimisë kulturore – peizazheve kulturore, dhe

(2) mbështetjen e ngritjes profesionale në përdorimin e sistemit digjital për mbrojtjen, restaurimin dhe rehabilitimin e peizazheve kulturore.


Është kënaqësi dhe krenari e papërshkruar të përjetosh nderin ku aktivitete mjaft të rëndësishme ju besohen profesionistëve nga Kosova.

Me këtë rast Kryetarët e organizatave simotra nominuan dy përfaqësues të Asociacionit për të udhëhequr edhe tri grupe punuese ndërkombëtare të cilat pritet të miratohen së shpejti.

Asociacioni i Arkitektëve është në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të Kosovës! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)