22 Mars 2023

Analizat e ujit në Hajvali dhe Veternik tregojnë se uji është i përshtatshëm për pije

Prishtinë, 15 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka se gjatë ditës së djeshme, qytetarë të pandërgjegjshëm shfrytëzuan këtë periudhë që të kyçeshin ilegalisht në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Kjo kyçje ilegale, iu paralajmëruam edhe ditën e djeshme se, mund të shkaktojë çreegullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe në të njejtën kohë mund të krijohen turbullira në krojet e konsumatorëve sidomos në zonën e Hajvalisë dhe Veternikut.

Edhe gjatë ditës së sotme kemi disa ankesa nga konsumatorët e  lagjes Veternik në Prishtinë se, uji në krojet e tyre po vije i turbullt.

U rekomanduam që, ujin ta lënë të rrjedhë deri në kthjelltësinë e tij, sepse ky ujë i turbullt që është shkaktuar nga kyçja ilegale nuk është i kontaminuar ngase, është rëra që është futur në gyp pas kyçjes ilegale nga persona të papërgjegjshëm.

Rrjeti do të stabilizohet shpejtë.

"Në të njejtën kohë, kemi dërguar edhe ekipet e laboratorit të akredituar të KRUP -së në zonat e lartëcekura për të marrë mostrat e ujit në disa pika të rrjetit primar dhe sekondar."

"Pas analizave të bëra nga specoalistë të fushës në laborator, rezulton që në ujin e pijshëm nuk ka fekale dhe është i përshtatshëm për pije."

"Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar, si pasojë e kyçjes ilegale ditën e djeshme!", thekson Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)