28 Mars 2024

Afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin

Prishtinë, 22 mars - Sot është Dita Botërore e Ujit, e cila ka për qëllim të tërheqë sa më shumë vëmendje për kujdesin ndaj ujit të pijshëm dhe me qëllim të apelimit te të gjithë qytetarët që,  të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit.

Kjo ditë festohet me 22 mars, ndërsa Dita e parë botërore e ujit është shënuar më 22 mars 1993. Për çdo vit, në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pije, siç janë: uji për qytete, cilësia e ujit, ujërat ndërkufitare, uji dhe kultura, etj.

"Ta shënojmë këtë ditë secili prej nesh në shtëpitë tona, duke i kushtuar kujdes të veçantë përdorimit të drejtë të ujit. Sot, me përpjekje maksimale po bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit te të gjithë konsumatorët tanë", thotë Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP).

KRUP po ashtu ka deklaruar se po afrohet koha kur kërkesa për ujë do të tejkalojë furnizimin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)