30 Prill 2024

„Simens“ do të mbyll 4.200 vende të punës në sektorin softuerik

Mynih, 21 shtator - Ndërmarrja inxhinierike gjermane „Simens“ konfirmoi se prej 1 nëntorit do të mbyll 4.200 vende të punës në sektorin softuerik.

Kompania nuk mund ta mbajë betejën me konkurencën në Indi, si dhe vështirësitë gjatë zbatimit të planit për rimëkëmbjen e sektorëve që eksportojnë turbina, trena dhe pajisje spitalore.

Sektori softuerik i Siemens-it, klientëve u ofron shërbime për informim, ndërsa vitin e kaluar shënoi rënie të të ardhurave për thuajse një të katërtën.

Në kuartalin e dytë të vitit 2010 është regjistruar minus prej 81 milionë euro, transmeton Hina.