02 Maj 2024

Zjarret në Kaliforni djegin mijëra hektarë tokë

Washington, 27 gusht - Një zjarr masiv në Kaliforninë veriore ka përfshirë pjesën perëndimore të Parkut Kombëtar Josemite dhe po kërcënon furnizimin me ujë dhe me energji elektrike të qytetit të San Franciskos.

Mbi 2 mijë 600 zjarrfikës po luftojnë me flakët, që po djegin rreth 52 mijë hektarë tokë dhe po kërcënojnë 5 mijë e 500 shtëpi.

Disa qytete i kanë udhëzuar banorët të evakuohen. Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, lëshoi urdhërin për gjendjen e emergjencës në San Francisikn, që është  rreth 240 kilometra larg zjarreve.

Dy uzina hidroleketrike në rajon u mbyllën për shkak të zjarrit. Në disa shtete amerikane janë duke u djegur dhjetra zjarre që nga shteti jugor i Arizonës, e deri tek ai verior i Washingtonit, madje edhe në Alaskë.

Shërbimi i Pyjeve i Shteteve të Bashkuara thotë se këtë vit 31 mijë e 986 zjarre kanë djegur 1,4 milionë hektarë tokë në Shtetet e Bashkuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)