10 Dhjetor 2024

Hapet aplikimi për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë

Prishtinë, 10 korrik - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) vazhdon të mbështesë me pagesa sektorin e blegtorisë.

Kjo ministri ka hapur aplikimin për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

MPBZHR ka njoftuar se afati i aplikimit fillon nga data 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht në ora 16:00.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural vazhdon të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët), dhe akuakulturë si dhe mbështetja për Primin e Sigurimeve bujqësore”, thuhet në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)