04 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti dhe Ministri Peci nisin fushatën e korrje - shirjeve

Prishtinë, 15 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se bashkë me Ministrin Faton Peci drejtuan sot kombanjat “John Deer” në korrje-shirjen e grurit në fshatin Suhodoll, 15 minuta larg kryeqytetit.

Fermeri Valon Vehapi i kishte marrë 110 hektarë me qera që pas mbjelljes me drithëra po i korr tani.

"Shpejt ia mora dorën, me ndihmën e kombanjerit Avni Berisha nga Peja i cili mbrëmë kishte korrur deri vonë në Mamushë."

"Para nesh në fushën e artë me grurë iknin karkalecat. Pas nesh vinte kombanjeri më i mirë në Kosovë, Skënder Hyseni, me 47 vjet përvojë pune", është shprehur kryeministri Kurti.

Afër 67 mijë hektarë janë mbjellur me grurë sivjet, apo 32% më shumë sesa vjet. 474 euro për hektar është mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apo rritje prej 216% krahasuar me qeveritë e shkuara: 150 euro për sipërfaqe, 150 euro për plehrim, 120 euro për rendimentin (4 tonë për hektar) dhe 54 euro për derivate (heqja e akcizës për naftë).

Sipas Prof. Imer Rusinovcit duket që rendimenti këtu do të jetë 6 tonë për hektar, andaj shumës prej 120 euro subvencion do t’i shtohen edhe 60 euro të tjera (nga masa 3 centë për kilogram).

"Për bukën tonë në sofrën tonë nga toka jonë!", ka thënë në fund kryeministri Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)