02 Maj 2024

Zbulohet një gjitar i ri në Ande

Ande, 16 gusht - Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një gjitar të ri mishngrënës në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut. Ky përbën zbulimin e parë të kësaj natyre në 30 vjetët e fundit.

Kafsha e re është një olingito një-kilogramëshe, me sy të mëdhenj dhe qime në ngjyrë kafe-të-kuqerremtë. Specia jeton në pemë dhe i përket të njejtës familje si rakunët.

Olingitot njiheshin nga njeriu, por ishin identifikuar gabim për 100 vjet, me specien tjetër të ngjashme, por më të madhe, olingon. Një ekip shkencëtarësh që studioi olingot në muzeume, vuri re ndryshime në madhësinë dhe formën e kafkës dhe të dhëmbëve, duke arritur në përfundimin se bëhej fjalë për një specie të re.

Një zoolog në Ekuador arriti të xhirojë disa sekonda video të një  një olingito duke konfirmuar kështu ekzistencën e saj.

Njerëzit po i afrohen gjithnjë e më shumë vendbanimeve të kësaj specieje në pyjet tropikalë të Andeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)