12 Maj 2024

VV: Tash bujqësi që zëvendëson importet

Prishtinë, 20 maj  - Qeverisja e VETËVENDOSJE!-s konsideron se Kosova ka nevojë për një strategji qeveritare afatgjatë prej 9 vitesh, e cila ndahet në tri faza të zhvillimit që zgjasin nga 3 vjet.

Kjo u tha gjatë konferencës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjatë së cilës kryetari Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë, Salih Salihu, Tahir Tahiri dhe Driton Çaushi prezantuan politikat dhe hapat e VETËVENDOSJE!-s për bujqësinë.

Secila fazë e zhvillimit i ka të planifikuara buxhetin, investimet kapitale, subvencionet, grantet, fondin e dedikuar për zhvillimin e bujqësisë, numrin e të punësuarve direkt në sektorin e bujqësisë, në agrobiznes dhe agro-përpunim, si dhe në sektorin e pylltarisë në turizmin rural. Me këtë do të arrihet zëvendësimi i importit me rritjen e prodhimit vendor dhe ngritja e vlerave ekonomike të vendit.

Qeveria e VETËVENDOSJE!-s do ta rrisë buxhetin për bujqësi: do të fillojë me 60 milionë euro në vitin e parë për t’u ngritur në 120 milionë euro në vitin e tretë.

Ky buxhet do të ndahet sipas portofolios standarde të BE-së për bujqësi:
65% subvencione (kultura lavërtare, perimore, pemëtare, vreshtare dhe blegtori),
35% grante për zhvillim rural (kapacitete përpunuese, pika grumbullimi, depo).

Gjatë kësaj faze po ashtu do ta nisim krijimin e një fondi të veçantë dedikuar bujqësisë i cili do të ofrojë qasje në kapital për ndërmarrjet bujqësore duke ofruar kredi të buta me grejs periudhë të përshtatshme për investime në intensifikimin e bujqësisë.

Prodhimi vendor do të jetë i orientuar për ta maksimalizuar shtimin e vlerës në ekonominë e vendit.

Konsumi publik siç janë shkollat fillore, spitalet, administrata publike, Qeveria, Kuvendi, pushteti lokal, policia, gjyqësia, burgjet, FSK-ja, KEK-u, PTK-ja, Trepça, RTK-ja dhe ndërmarrjet e institucionet e tjera publike do të furnizohen ekskluzivisht prej produkteve ushqimore bazë nga bujqit vendës.

Me Qeverinë e Lëvizjes do ta integrojmë tërësisht tregun e prodhimeve bujqësore me Shqipërinë. Kjo nënkupton koordinimin e politikave qeverisëse dhe kuadrit ligjor që rregullon këtë sektor, në të dyja vendet. Secila Komunë do të orientohet të ndërtojë e të ketë vizionin e vet për bujqësinë dhe zhvillimin rural, bazuar në konsideratat për resurset e veta bujqësore, konfiguracionin gjeografik dhe vizionin e përgjithshëm për bujqësi në Kosovë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)