02 Maj 2024

Veseli: Sharri hapësirë ideale për blegtori dhe turizëm malor

Prishtinë, 3 qershor - Në takim me qytetarët e Opojës dhe Sharrit, Zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli ka diskutuar rreth platformës politike të Misionit të Ri dhe rëndësisë së zgjedhjeve që do të mbahen më 8 qershor.

Ai foli për mundësitë e zhvillimit të bujqësisë dhe të resurseve natyrore  të Sharrit, si potenciale që rrisin ekonominë dhe shtojnë vende të reja të punës.

“Investimet në bujqësi  nga viti 2007 deri në  vitin 2013 janë shumëfishuar, nga 2 milionë kanë arritur  në 29 milionë euro. Ndërsa në mandatin  e ardhshëm, buxheti vetëm për bujqësinë, për çdo vit, do të jetë 125 milionë euro.\"

\"Investim i konsiderueshëm do të bëhet pas bujqësisë edhe për turizmin rural e malor të kësaj zone. Investimi në këta sektorë do të jenë të përkrahur në mandatin e ardhshëm qeverisës të PDK-së në Sharr, ngase këta sektorë do të hapin vende të reja pune” theksoi Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)