Ushqime të importuara nga jashtë i përmbytin tregjet rumune

Bukuresht, 8 nëntor - Është paradoks se gjatë një viti pjellor importi i ushqimeve në Rumani po rritet. Tregu është përmbytur me produkte të importuara nga jashtë.
Pjesa më e madhe prej tyre janë me prejardhje nga shtete nga BE-ja dhe importi nga atje po rritet gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë disa muajve të fundit për shkak të embargos ruse.
Falimentimi i prodhuesve bujqësorë rumunë është i pashmangshëm. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit importi i produkteve bujqësore dhe i atyre ushqimore në Rumani kap 2.52 mlrd euro, kurse eksporti është vetëm 2.27 mlrd euro.