13 Maj 2024

USAID nis programin e ri zhvillimi bujqësor prej 11.8 milion dollarë

Prishtinë, 6 maj - Agjencioni i Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron mbështetjen e re të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Kosovën që ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit shumë konkurrues bujqësor në vend, përmes granteve si për fermerët ashtu edhe pjesmarrësit tjerë në zingjirin bijqësor të vlerës.     

“Deri në 60% e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale, prandaj është e rëndësisë thelbësore që bujqësia të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë që rriten të ardhurat rurale. AGRO do të ndërtojë mbi sukseset e programeve bujqësore paraprake të USAID-it për të siguruar që ky sektor të mund t’i ofrojë popullatës rurale një jetë të mirë, duke inkurajuar njëherit edhe të rinjtë që të mbeten në komunitetet e tyre dhe ta shohin bujqësinë si një mundësi për punë të levërdishme dhe jo thjeshtë një mjet për mbijetesë,” thotë Drejtori i misionit të USAID-it Jim Hope.

USAID-i do të sigurojë mbështetje teknike për sektorin e bujqësisë në Kosovë me qëllim të stimulimit dhe mbështetjes së të ardhurave të fermerëve prodhues si dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tregjeve që do t’u ofrojnë përpunuesve dhe paketuesve – të cilët janë akter kyq në zingjirin bujqësor të vlerës – një prodhim të kontraktuar nga fermerët kosovar i cili do të jetë i sigurtë dhe me kosto të përballueshme.

Kjo nismë do të vej theksin në: partneritetet ndërsektoriale të cilat lehtësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në këtë sektor të zhvilluar në masë të pamjaftueshme; fuqizimin e femrave dhe përfshirjen e të rinjëve; edukimin mbi sigurinë e ushqimit; dhe programet e certifikimit të cilat mbështesin eksportimin në tregjet e rëndësishme rajonale dhe europiane.

Ky program do të ndihmojë fermerët që të jenë më mirë të përgatitur për t’iu përgjegjur kërkesave të tregjeve vendore dhe rajonale.                                     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)