28 Prill 2024

USAID mbështet sektorin e bujqësisë në Shtërpcë

Shtërpcë, 20 shkurt - Drejtoresha e USAID-it Maureen A. Shauket do të flasë mbi mbështetjen nga ana e USAID-it të bujqësisë në Komunën e Shtërpces, me rastin e konferencës së donatorëve “Potenciali Bujqësor në Prodhimin e Frutave të Butë.”

Konferenca synon tërheqjen e vëmendjes tek sektori i frutave të butë siç janë mjedrat, dredhëzat, dhe boronicat.

USAID-i përmes programit të tij të Mundësive të Reja në Bujqësi ka bashkëpunuar me kultivuesit e frutave të butë në regjionin e Shtërpces dhe i ka mbështetur ata në mënyrë të drejtpërdrejtë.  

Gjatë qëndrimit të tyre në këtë komunë, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë dhe Ambasadori Norvegjez në Kosovë, do të vizitojnë grupin e fermerëve të udhëhequr nga gratë e regjionit të Shtërpces (kultivues të mjedrave dhe boronicave), pjesë e organizatës Gratë për Gratë Ndërkombëtare (WWI) nga viti 2012.

Këto gra fermere serbe dhe shqiptare janë në procesin e themelimit të kooperativës, me ndihmën e WWI. USAID-i, përmes programit të tij të Mundësive të Reja në Bujqësi do t’u jep grave fermere të zgjedhura të kësaj zone 1,000 fidane të mjedrës për mbjellje, me qëllim të demonstrimit të mundësive që ka kjo zonë për prodhimin e mjedrës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)