19 Prill 2024

USAID-i mbështet bujqësinë dhe pylltarinë e Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt - Delegacion i USAID-it në përbërje: Gregory Olson, John MacKillop dhe  David Cowles,   kanë qëndruar sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku janë pritur nga ministri Idriz Vehapi me bashkëpunëtorët.

Përfaqësuesit e këtij delegacioni ministrin Vehapi e kanë  njohur   me të arriturat që janë bërë në fushën e  analizave gjithpërfshirëse  për  bonitetin e tokës që janë përfshirë me një strategji të veçantë të gjitha karakteristikat që i ka toka e Kosovës. Qëllimi i këtyre analizave gjithpërfshirëse është që të zgjerohet gama e prodhimtarisë bujqësore me më shumë kultura  bujqësore, që do të kultivoheshin në rajone të ndryshme anekënd Kosovës.  

Në takim është folur edhe për sukseset që janë shënuar në sektorin e prodhimtarisë së qumështit, që, siç u tha këtu, importi i qumështit dhe prodhimeve të tij gjatë vitit të kaluar ka shënuar rënie, ndërkohë që është  regjistruar një rritje e lehtë në prodhimtarinë e qumështit dhe prodhimeve të tij.

Në takim është folur edhe për pylltarinë, përkatësisht për avancimet e reja që janë duke u bërë deri në arritjen e fazës finale për certifikimin e pyjeve, me ç’rast u ritheksuar edhe njëherë se  pa certifikim nga FSC, Kosova vazhdimisht mund të përballet me rrezikun që të mbetet jashtë tregjeve fitimprurëse  të Evropës Perëndimore. Këtu është   poenta e rëndësisë së këtij certifikimi, që Kosova duhet ta bëjë me mbështetjen e  Programit për Ndërmarrje Private në Kosovë, të Mbështetur nga Këshilli për Mbikëqyrjen e Pyjeve, të udhëhequr nga USAID-i.
                                  
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Idriz Vehapi ka falënderuar delegacionin e USAID-it për kontributin e madh që është duke e dhënë në  mbështetjen e bujqësisë dhe pylltarisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)