02 Maj 2024

“Uka Saraj” instalon teknologji te reja për përpunimin e mishit

Prishtinë, 15 gusht - Njëra nga agrobizneset vendore, e cila përmes granteve të Komisionit Evropian ka arritur të instalojë pajisjet e reja për përpunimin e mishit në vlerë prej 412 mijë euro, është edhe kompania “Uka Saraj”, në Han të Elezit.

Në promovimin e këtyre pajisjeve, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se investimet e tilla në sektorin e përpunimit të mishit janë të domosdoshme dhe sipas tij këto investime po ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve të mishit dhe në rritjen e punësimit në vend.

Agrobizneset në vendin tonë përveç se duhet t’i shtojnë kapacitetet prodhuese dhe përpunuese, në të njëjtën kohë ato kusht të veçantë duhet ta kenë arritjen e cilësisë dhe standardeve të larta ushqimore, pasi këto janë edhe kriteret kryesore si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për atë të jashtëm.\"

\"E një shembull i mirë i arritjes së këtyre kritereve, është edhe kompania Uka Saraj, e cila sot po përuron një teknologji të re për përpunimin e mishit”, tha ministri Stavileci. Përkrahja për sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit, sipas tij është e domosdoshme, duke ditur se në të kaluarën ky sektor nuk ka pasur përkrahje.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se përmes projekteve të tilla synojnë përmirësimin dhe arritjen e standardeve dhe cilësisë në prodhimet e mishit.

“Sektori i përpunimit të mishit, është njëri nga sektorët që ka nevojë më së shumti për investime në teknologji të reja dhe KE-ja përmes projekteve të tilla do të vazhdojë përkrahjen për këtë sektor edhe në të ardhmen”, tha Stock.

Pronari i kompanisë “Uka Saraj”, Kemal Abazi, tha se me realizimin e këtij projekti kanë arritur të rrisin kapacitetet përpunuese për 20 për qind dhe kanë shtuar edhe numrin e të punësuarve.

Ndryshe, kompania për përpunimin e mishit ”Uka Saraj”, në Han të Elezit, për instalimin e makinerive për rritjen e cilësisë dhe zgjerimin e gamës së produkteve, është mbështetur në shumën prej 305 mijë euro nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe kapacitetet përpunuese të kësaj kompanie tashmë arrijnë deri në 5 ton brenda ditës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)