02 Maj 2024

U përurua Fabrika e Mjaltit ‘Golden Honey” në Deçan

Deçan, 23  janar - Sot, në Deçan, me një ceremoni solemne u përurua fabrika për prodhimin, grumbullimin, paketimin dhe distribuimin e produkteve të mjaltit “Golden Honey”.

Ndërtimi i kësaj fabrike, që është një kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, është ndërtuar me ndihmën e  Bashkimit Evropian përmes skemës së granteve për zhvillim ekonomik, e njohur si EURED.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj fabrike mori pjesë Christof Stock, Udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Z. Stock tha se ndërtimi i kësaj fabrike do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në komunën e Deçanit. 


“Në këtë fabrikë janë punësuar më shumë se 20 punëtorë, por nga kjo fabrikë do të përfitojnë më shumë se 300 kultivues të bletëve dhe mendoj se kjo është një arritje e madhe”.

“Siç po e shihni të gjithë, këtu është një vend shumë i mirë, shumë i bukur ku edhe pse është muaji janar po i shohim edhe bletët, pasi edhe moti është i mirë, e të cilat bletë ofrojnë mundësi që të prodhohen lloje të ndryshme të mjaltit që është e rëndësishme dhe njëkohësisht e zhvillon dhe e rrit kapacitetin e shpërndarjes së mjaltit në tërë territorin e Kosovës dhe jashtë saj”.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha ndërkaq se, kjo fabrikë e ndërtuar me kontributin e Bashkimit Evropian dhe të Komunës së Deçanit pritet të nisë punën gjatë muajit mars.

“Ne po punojmë që gjatë muajit mars të fillojë prodhimi pasi kemi kryer fazën e trajnimit të punëtorëve, ku gjithsej janë trajnuar 23 punëtorë, kështu që pa humbur kohë ne do të startojmë me prodhim dhe me aspektet e tjera të punës. “Dëshiroj të falënderojë në emër të Komunës Bashkimin Evropian dhe AZHR’në në Pejë për një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë deri në realizimin e këtij projekti”, u shpreh z. Selmanaj.

Në projektin për ndërtimin e Fabrikës së Mjaltit janë investuar mbi 550 mijë Euro, prej nga 90 përqind janë kontribut i Bashkimit Evropian. Fabrika e mjaltit “Golden Honey” do të bëjë prodhimin, grumbullimin, paketimin dhe distribuimin, gjegjësisht shitjen e të gjitha produkteve të blerës si: mjaltin, polenin, dyllin, propolisin dhe qumështin e memës, që prodhohet në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)