02 Maj 2024

Turqia e para në evropë në eksportin e prodhimeve bujqësore

Stamboll, 12 mars - Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, Mehdi Eker, mori pjesë në disa ceremoni përurimi organizuar në rrethin e Bartën-it.

Në fjalën e rastit që mbajti këtu ministri Eker i bëri një vlerësim edhe nivelit ku ka arritur sot bujqësia turke.

Eker tha se Turqia zë vendin e parë në Evropë për sa i përket eksportit të prodhimeve bujqësore.

\"Turqia sot i shet botës më shumë se sa blen” deklaroi në Bartën Ministri turk i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Mehdi Eker.

Sot Turqia ka një prodhim bujqësor që arrin në 62 miliardë dollarë dhe në renditjen e vendeve të botës është ngjitur në vendin e 7-të, u shpreh Ministri Eker, ndërsa nënvizoi se vitin e kaluar Turqia eksportoi 15 miliardë e 400 milionë dollarë prodhime bujqësore dhe lëndë ushqimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)