02 Maj 2024

Trajtohet problemi i përmbysjes së tokës bujqësore nga uji në Zhabar

Mitrovicë, 8 gusht - Drejtori  i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZHR), Veton Rexha, së bashku me stafin e tij, ka dalë në terren për të vëzhguar situatën në Zhabar, ku 10 hektarë tokë bujqësore janë përmbysur nga  uji i kanalit industrial “Trepça” dhe nga një pjesë e ujit të ujësjellësit.

Më këtë rast, Drejtori i  DBZHR,  Veton Rexha, theksoi se  drejtoria nën  udhëheqjen e tij, në bazë të mundësive që  i ka, do ta trajtoj këtë problematikë.

Ai potencoi se  do të bëhen analiza  më të hollësishme se cila  është gjendja reale për të vepruar më tutje.

“Jam i njoftuar për këtë problem që ju po përballeni qe një kohë të gjatë, prandaj jam këtu për të ju thënë se do të angazhohem që kjo pjesë e tokës të mos atakohet nga përmbytjet. Duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë për këtë problem tuajin”,  theksoi  ai.

Xhafer Sadiku, përfaqësues i fshatit Zhabar i  Epërm, tha se deri më tani, pavarësisht  kërkesave të shumta,  askush nuk ka ndërmarrë asgjë për të evituar këtë situatë në këto prona. Ai falënderoi drejtorin Rexha për vizitën.

“Ne u jemi mirënjohës juve për interesimin,  pasi  tash e një kohë të gjatë kemi këtë problem.  Pronarët që i kanë pronat e tyre këtu tash e një kohë  nuk kanë mundur t`i punojnë ato për shkak të depërtimit të ujit nga kanali industrial që kalon nëpër prona”, theksoi ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)