02 Maj 2024

Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Kroaci

Zagreb, 26 janar - Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po qëndrojnë në Kroaci ku kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila nëpërmjet Kroacisë mundëson të aplikojë si kooperues në fondet regjionale të BE-së.

Bashkë me delegacionin e MBPZhR-së, në Kroaci po qëndrojnë edhe përfaqësues të bodrumeve të verërave kosovare, ku po promovojnë prodhimet e tyre në panairin “Viroexpo 2014”.

Zyrtarë të kësaj ministrie, të cilët janë pjesë e delegacionit kosovar, tregojnë se krahas promovimit të verërave kosovare në këtë panair, sot kanë nënshkruaj edhe një marrëveshje bashkëpunimi me shtetin e Kroacisë.

Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, thotë se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i nevojshëm, pasi që sipas tij, përvoja e shteteve të zhvilluara në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet vendore, në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë.

“Me iniciativën e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës është propozuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Regjionin e Viroviticës - Podravinës, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Kjo marrëveshje me këtë regjion të Kroacisë do të nënshkruhet nga komuna e Rahovecit dhe Shtimes. Ndërsa, qëllimi i kësaj marrëveshje është që Kroacia si vend i BE-së, e cila ka qasje në fondet strukturale të BE-së, t’i mundësojë Kosovës përfitime si vend kandidat potencial i BE-së, që të aplikojë si kooperues në fondet regjionale të BE-së”, tha sekretari Halimi.

Ndryshe, në këtë panair, i cili do të jetë i hapur deri nesër, prodhimet e tyre bujqësore nga Kosova po i promovojnë bodrumi “Eko Vera”, “Sefa Vine” dhe “Shulina”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)