28 Prill 2024

Thaçi: Kosova ka eksportuar mbi 30 milion litra verë

Prishtinë, 22 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë periudhës 2007-2013 Kosova ka eksportuar mbi 30 milion litra verë, ndërsa ka importuar pak mbi 3 milion litra verë. Mrekulli e natyrës dhe potencial ekonomik.

\"E dini atë populloren “Bukë Zadrime-Tejdrini dhe verë Podrime-Anadrini”?,një ndër pamjet më të bukura është toka e Kosovës mbuluar me vreshta. Rahoveci, Suhareka, Gjakova... Natyra e tokës, prania e ditëve me diell dhe tradita dymijëvjeçare e bëjnë vendin tonë të përkryer për vreshtari.

\"Procesi i privatizimit dhe mbështetja që qeveria ime i ka dhënë këtij sektori, kanë bërë të mundur rimëkëmbjen e vreshtarisë si dhe rritjen e cilësisë së verës së prodhuar\",shkruan kryeministri Thaçi ne Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)