02 Maj 2024

Thaçi: Fermerët do të paguhen nga 25 euro për krerë dele

Prishtinë, 21 qershor -  Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar me Misionin e Ri fermerët do të paguhen nga 25 euro për krerë dele.

"Në bjeshkët e bukura të Prevallës, gjatë ecjeve tëmija të zakonshme, diku në lartësi mbidetare prej 1800 metra takova Zekë Morinën nga Grazhdaniku i Prizrenit. Ishte blegtor i 400 deleve që i kishte sjellë në stanin e tij. Më qerasi me një kafe për tu falënderuar si tha, për pagesat që u kemi bërë prej 10 euro për krerë dele. Që në fillim të bisedës më tha që ka mirëpritur Misionin e Ri dhe me padurim pret vendimin të paguajmë nga 25 euro për krerë dele", ka shkruar ai në facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)