28 Prill 2024

Thaçi: Do të vazhdojmë të jemi sa më afër bujqëve

Prishtinë, 21 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, kanë vizituar sot fermerin Fazli Berisha, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit, në parcelën e tij të mbjellë me grurë në fshatin Miradi e Epërme.

 Kryeministrit Thaçi ka thënë me këtë rast se tani më rreth 70% kjo sezonë veç ka përfunduar dhe është një prej sezoneve më të suksesshme të korrje- shirjeve në Republikën e Kosovës pa luftës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka subvencionuar këtë sektor me rreth 6 milionë euro, këtë vit, 2 milionë më tepër se vitin e kaluar.

Përfitues të këtyre subvencioneve janë rreth 11 mijë bujq të Kosovës. Sivjet ka pasur tokë të punueshme më tepër me grurë, është rritur gjithashtu edhe prodhimtaria dhe gradualisht Kosova është duke u bërë hambar për rajonin.

"Ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës do të vazhdojmë të jemi sa më afër bujqëve, të krijojmë kushte më të mirë, më të favorshme dhe më të përshtatshme për punë. Prandaj,  do të vazhdojmë  që të komunikojmë me bujqit, t’i dëgjojmë hallet, shqetësimet dhe problemet e tyre", ka theksuar Thaçi.

Ai ka theksuar se në të njëjtën kohë qeveria do të vazhdojë që për çdo vit të rrit përkujdesjen institucionale dhe shtetërore.

"Mendoj se shembulli më i mirë ëshëtë sot këtu, ku jemi, ku rendimentet janë jashtëzakonisht të larta", theksoi Thaçi.

Kosova sipas tij është rekord në këtë vit sa i përket rajonit.   

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se ritmi i korrjes së grurit të sivjetmë, për shkak të shirave që kanë rënë javëve të fundit, ka qenë më i ngadaltë se viteve të kaluara, por rendimentet mesatare në shumicën e komunave janë më të mira.

“Subvencionimi i fermerëve po ndikon në rritjen e sipërfaqeve të punueshme dhe këto vitet e fundit kemi edhe rritje të prodhimtarisë së grurit. Sivjet kemi rritur subvencionet në shkallë 25 për qind dhe prodhuesit e grurit i kemi subvencionuar me nga 125 euro, ndërsa ata të farës së grurit me nga 225 euro në hektarë."

"Pra, jemi fokusuar edhe në rritjen e prodhimtarisë së farës vendore të grurit, që gradualisht t’i zëvendësojmë ato të importit. Rritja e sipërfaqeve të punueshme dhe përkrahja që po ofrojmë po ndikon edhe në vetëpunësim, prandaj ne edhe me përkrahje financiare, por edhe me punë operative në terren, do të vazhdojmë të jemi gjithmonë afër fermerëve”, tha Stavileci, duke shtuar se këtë vit, sektorin e drithërave e përkrahin edhe me mekanizimin bujqësor.

Në anën tjetër, fermeri Fazli Berisha, i cili ka të mbjellë rreth 450 hektarë me kultura bujqësore, ku rreth 200 hektarë prej tyre i ka pasur të mbjellë me grurë, tregoi se rendimenti mesatar që ka arritur në grunajat e tij sillet në rreth 6 ton për hektarë.

“Falë punës, farës cilësore dhe masave agroteknike, ne sivjet kemi një rendiment rekord të grurit. Përkrahja nuk na ka munguar prej Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit kemi marrë nga 125 euro për hektarë dhe plus 100 euro shtesë do t’i marrim për farën e grurit. Për grurë komplet kemi marrë rreth 23 mijë euro subvencione”, tha Berisha.

Mesatarja e rendimentit tek fermeri Fazli Berisha, sillet në rreth 6 ton për hektarë. Ai ka të mbjellë 175 hektarë me grurë, ku 25 hektarë grurë që po korren sot, janë grurë për farë, të kontraktuar nga kompania “Semenarna” – prodhues vendor i farës së grurit.

Për të gjitha sipërfaqet e mbjella me grurë, fermeri Fazli Berisha ka përfituar rreth 23 mijë euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Ndryshe, sivjet në tërë vendin kanë qenë të mbjellë 86,684 hektarë me grurë dhe fushata e korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda dhjetë ditëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)