02 Maj 2024

Takohen bizneset ushqimore të Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 3 qershor - Në objektin e  Agjencisë  se Ushqimit dhe Veterinarisë organizohet takimi me operatoret e bizneseve ushqimore të Kosovës të cilët tregtojnë mallra me shtetin e Shqipërisë.

Përveç Dr. Valdet Gjinovcit , Kryeshefit Ekzekutiv të AUV-së,  nga autoritete shqiptare do të jenë: Alban Zusi, Zëvendës Ministër i Bujqësisë se Shqipërisë dhe Afrim Bakaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e bizneseve ushqimore të cilët importojnë apo eksportojnë produkte ushqimore mes dy vendeve   

Qëllimi i takimit është si kërkesë e dy qeverive të dy shteteve. Për të lehtësuar tregtimin e mallrave ushqimore nga njeri vend ne tjetrin. Do të diskutohet për procedurat e kontrollit kufitar.

Duke përfshi lejet e importit dhe heqjen e atyre procedurave burokratike qe nuk janë të nevojshme.

Do të bëhet harmonizimi i lejeve të importit po ashtu do të diskutohet edhe  bashkëpunimi ne shumë fusha mes dy autoriteteve për të garantuar produkte sa me të sigurta për konsumatoret e dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)