28 Prill 2024

Subvencionimi i prodhuesve të verës

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministrat Bedri Hamza e Blerand Stavileci, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor folën për  akcizën mbi verërat.

Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), Hamza,  fillimisht foli për rëndësinë që ka sektori i ndërmarrjeve të agrobiznesit për ekonominë kosovare.

Ai po ashtu foli edhe për masat që ka marrë ministria për thjeshtësimin e procedurave të biznesit për fermerët e kësaj veprimtarie.

Për sa i përket akcizës mbi verërat, ministri Hamza tha se ajo nuk mund të hiqet.

Kosova, vijoi ai,  është nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare, andaj jemi të obliguar t’i zbatojmë ato.

Sipas kësaj marrëveshje, vazhdoi ministri Hamza, nuk është e mundur të heqim akcizën vetëm për një produkt ushqimor.

Andaj, mënyra më e mirë është subvencionimi i prodhuesve me vlerë më të lartë se akciza të cilën aktualisht e paguajnë prodhuesit e verës, tha ministri Hamza. Edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Stavileci, ishte i mendimit se forma më e mirë është forma e subvencionimit, e cila duhet të ketë vlerën më të lartë se akciza që paguajnë fermerët.

Ministri Stavileci, edhe me këtë rast, u shpreh në favor të përkrahjes së mëtutjeshme të verëtarëve dhe vreshtarëve, nga të cilët kërkoi përkushtimin e tyre për cilësinë prodhuese dhe në marketing për prodhimin që realizojnë.
 
Përfaqësuesit e verëtarëve ndërkaq, Shani Mullabazi nga “Stone Castle” dhe Halim Haxhijaha, nga shoqata e verëtarëve, falënderuan ministrat për përkrahje.

Ata premtuan se do të shtojnë kapacitetet prodhuese, ndërkaq kërkuan mbështetje të vazhdueshme institucionale në mënyrë që të jenë të barabartë me konkurrentët e tjerë të rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)