28 Prill 2024

Stavileci në forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

Berlin, 22 janar - Me ftesë të Ministrisë Federale të Bujqësisë së Republikës së Gjermanisë, përkatësisht ministres Ilse Aigner, java e gjelbër në Berlin në këtë vit ka grumbulluar ministrat e bujqësisë së 64 shteteve të cilët kanë shkëmbyer njohuri dhe përvojë për sigurinë ushqimore globale dhe për zbutjen e varfërisë, duke u përqendruar në bujqësi me burime të kufizuara dhe rritje të qëndrueshme.

E veçanta e këtij takimi ishte, sepse në deklaratën përfundimtare të mbështetur nga vendet pjesëmarrëse në samitin e përbashkët edhe Kosova për herë të parë prezantohej si shtet.

Në mesin e këtyre vendeve kishte edhe shtete që ende nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, mirëpo reagime ka pasur vetëm nga Serbia dhe Rusia, të cilat pas përkrahjes që mori Kosova nga shteti nikoqir, Gjermania, përkundër që ishin prezente me aktivitete të ndryshme në kuadër të javës së gjelbër, në shenjë proteste nuk morën pjesë edhe në samitin e ministrave për shkak të përfaqësimit të Kosovës nga ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci.

Gjatë këtij samiti ministri Stavileci është takuar me homologë të vendeve të ndryshme dhe poashtu ai ka pasur edhe nje takim të shkurtër me homologen e tij gjermane Ilse Aigner, të cilën e ka ftuar që gjatë muajve të ardhshëm ta vizitoj Kosovën.

Një ditë më parë, ministri Stavileci në takimin bilateral që ka pasur me Sekretarin Federal të Ministrisë së Bujqësisë së Gjermanisë, Robert Kloos, ka diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe për nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit, nga i cili Kosova do të mund të përfitonte praktika të mira dhe asistencë për përmbushjen e standardeve në sektorin e bujqësisë dhe për përafrimin e saj me vendet e BE-së.

Ministrja e Federale e Bujqësisë në Republikën e Gjermanisë, Ilse Aigner, para të pranishmëve ka thënë se sektori i bujqësisë do të jetë thelbësor për një ekonomi të gjelbër në shumë rajone. “Në mënyrë që të mbrojmë popullsinë nga furnizimet me ushqime, ne kemi nevojë për një sektor bujqësor shumë më produktiv në shkallë globale, të përshtatur me kushtet specifike në terren”, ka thënë ministrja Aigner.

Në Javën e Gjelbër Ndërkombëtare në Berlin, e cila do të zgjas deri më 29 janar 2012, produktet e tyre ushqimore dhe bujqësore janë duke i ekspozuar rreth 1600 ekspozues nga 59 vende të botës.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)