07 Maj 2024

Standarde të BE-së në sektorin agroushqimor

Prishtinë, 22 dhjetor - Prishtinë –Për rritjen e aftësisë konkurruese në sektorin agroushqimor, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe forcimin e lidhjes me prodhimin primar, tashmë është hartuar edhe një masë mbështetëse për vitet e ardhshme.

Në kuadër të saj, fermerët përfitues do të kenë mundësi që t’i modernizojnë objektet prodhuese me teknologji të re, të bëjnë diversifikimin e prodhimeve në industrinë përpunuese dhe t’i aplikojnë sistemet e sigurisë dhe cilësisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, AdilBehramaj, thotë se në kuadër tëkësaj mase,e cila do të zbatohet gjatë viteve 2014-2020, do të mbështetet përpunimi i qumështit, i mishit, i pemëve e perimeve dhe prodhimi i verës.

“Me investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, synojmë të rrisimaftësitë konkurruese në sektorinagroushqimor, t’i përmbushimstandardet e BE-së, në këtë rast për mbrojtjen e mjedisit, sigurinë ushqimore, cilësinë e produkteve dhemirëqenien e kafshëve dhe forcimin e lidhjeve me prodhimin primar”, thotë Behramaj.

Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes për të gjithënënsektorët do të jenë sistemet për siguri të ushqimit, përvoja e ndërmarrjeve, investimet në mbrojtjen e mjedisit, prodhimi i energjisë sërinovueshme dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Ndërsa, investimet e pranueshme në këtë masë, sipas Behramajt, do të kufizohen në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve përpunuese, blerjen e makinave dhe pajisjeve, si dhe në sistemet dhe programet kompjuterike.

















 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)