29 Prill 2024

Sot diskutohet rreth planeve për pasurimin e miellit

Prishtinë, 22 qershor - Në Prishtinë sot do të organizohet takim pune për të diskutuar rreth planeve për pasurimin e miellit.

Ky takim është organizuar nga Grupi për Çrregullimet nga Pamjaftueshmëria e Jodit dhe Mikronutrientëve dhe nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Qëllimi kryesor i këtij takimi është të diskutohet për përmirësimin e gjendjes nutritive (ushqyese) dhe shëndetësore përmes intervenimeve, siç është pasurimi i miellit me acid folik dhe hekur, etj.                          

Në këtë takim do të marrin pjesë: Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Blerand Stavileci, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, anëtarë nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, anëtarë nga Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Shoqata e Mullisëve të Kosovës, OJQ “Konsumatori”, etj.

Po ashtu, në po të njëjtën ditë, ministri i MBPZHR-së z. Blerand Stavileci, në orën 12:00 do të merr pjesë edhe në takimin e organizuar në restaurantin “Long Beach” në fshatin Ranillug të komunës së Dardanës.

Në këtë takim që është organizuar nga Projekti për Marrëdhënie Etnike – Kosovë (PEP-K), i cili financohet nga BE-ja dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, do të diskutohet rreth politikave të bujqësisë për komunitetin serb në Kosovë dhe përveç ministrit Stavileci, pjesëmarrës do të jenë edhe kryetarët dhe drejtorët e bujqësisë së gjitha komunave me shumicë serbe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)