13 Maj 2024

Skandaloze, 10 mijë tonë grurë pa TVSH

Prishtinë, 11 mars - Sipas nënkryetarit të Komisionit të Bujqësisë, Salih Salihu, pas informacioneve të marra nga Dogana, ka vërejtur se kompania ‘M Sillosi’ rezulton të mos ketë paguar TVSH.

\"Dogana ka pranuar se janë futur diku rreth dhjetë mijë tonë grurë për ushqimin e kafshëve, ndërkohë përfaqësuesit e AVUK –ut kanë thënë se ata asnjëherë nuk kanë hasur grurë, që ka hyrë për ushqim të kafshëve dhe se nuk kanë lëshuar certifikata fitosanitare  për grurë për kafshët”, thotë Salihu

Makinacionet e ndryshme të përdorura nga doganat, por edhe nga Agjencia Veterinare dhe e Ushqimit, kanë favorizuar njëanshëm dhe kundërligjshëm kompaninë ‘M Sillosi’.

Kjo gjë duket se ka ndodhur prej të paktën një viti e gjysmë, kohë kur ‘M Sillos’ –i është blerë nga ‘Devolli Corporation’.

Sipas anëtarëve të Komisionit parlamentar për Bujqësinë, si Doganat, ashtu edhe AVUK –u janë pjesë përbërëse e skandalit të grurit të kafshëve  të blerë nga ‘M Sillosi” në rezervat shtetërore të Serbisë e që ka përfunduar si miell në tavolinat e qytetarëve të Kosovës, por edhe atyre të Shqipërisë.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)