07 Maj 2024

Skandali tjeter: mishi i gomarit në vend të mishit të viçit

Johanesburg, 26 shkurt - Mishi i gomarit, i derrit dhe dhisë është shitur në vend të mishit të viçit, ishin përfundimet alarmuese të një eksperize të kryer nga autoritetet e Afrikës së Jugut.

Hetimi i Pretorias zyrtare u motivua nga alarmi që ka përfshirë Europën, për përdorimin e gjerë të mishit të kalit në produkte të reklamuara si mish viçi.

Në bazë të studimit të kryer në Afrikën e Jugut u arrit në përfundimin se 99 nga 139 salçiçe të ndryshme të marra në shqyrtim nuk përmbanin produktin e përshkruar në etiketë.

Ndërsa ishte e zakonshme që vlerat energjitike dhe përbërësit e tjerë të mos ishin në parametrat e afishuar, në shumë prej këtyre produkteve të mishit u gjetën gjurmë të mishit të gomarit apo derrit.

Zbulimi është veçanërisht shqetësues për pakicat muslimane apo hebrehe të vendit, të cilat e kanë të ndaluar të konsumojnë derr.

Autoritetet e vendit afrikan po hetojnë për listën e vendeve që mund të jenë prekur nga ky skandal, në formën e importit apo eksportit të mishit problematik.

Ndërkohë, në disa vende europiane vazhdon tërheqja e produkteve të ndryshme me përbërës kali nga vitrinat e supermarketeve.

Në Gjermani, Britani, Çeki dhe Suedi janë tërhequr me tonelata të tëra produkte mishi, përballë dyshimit të përdorimit të mishit të kalit.

Aktualisht, Europoli është duke kryer hetime të shtrira në shumë vende të BE-së dhe pritet që shumë shpejt të ndodhin edhe arrestimet e para.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)