07 Maj 2024

Shqipëria rikthen qumështi në treg

Tiranë, 5 mars - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në SHqipëri kthen në treg markat e pezulluara të qumështit dhe garanton me përgjegjësi të plotë publikun se përdorimi i qumështit nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mëngjesit të sotëm Ministria e Bujqësisë informon se ka marrë përgjigjet zyrtare për analizat e kampionaturave të markave të ndryshme të qumështit.

Këto rezultate ishin të njëjta me ato të  Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Pjesa më e madhe e kampionaturave të qumështit të marra në tregun shqiptar kanë dalë në nivele më poshtë normativës së Bashkimit Europian, por ka pasur kampionatura që kanë dalë mbi këtë normativë.

Në analiza kanë rezultuar lloje të qumështit me përmbajtje të Aflatoksinës 2 deri në 3 herë më shumë se niveli që rekomandohet në Bashkimin Europian, por theksojmë që këto nivele janë rreth 7 apo 8 herë më të ulta se niveli që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe shumë vende të tjera të zhvilluara.

“Analizat tregojnë se brenda të njëjtit prodhues (kompani, subjekt) ka pasur kampionatura të ndryshme që kanë dalë me rezultate mbi dhe nën normativën e Bashkimit Europian”, - thuhet në njoftimin për shtyp.

Rezultatet e analizave kanë treguar që prania e Aflatoksinës te qumështi prodhim shqiptar është pak a shumë në nivele të njëjta dhe në qumështin që prodhohet në vendet fqinjë dhe në rajon.

Këto rezultate rikonfirmojmë faktin që prania e shtuar e Aflatoksinës në qumësht, në të gjitha vendet e rajonit është e karakterit sezonal, dhe se mendohet që ky lloj myku ta ketë prejardhjen nga ushqimi i kafshëve. 

“AKU dhe ISUV menjëherë pas konfirmimit të rezultateve ka rishikuar masat që janë marrë deri tani dhe heq pezullimin për tregtimin e qumështit dhe produkteve të bllokuara deri më tani, pasi këto produkte nuk cënojnë aspak sigurinë ushqimore dhe mund të konsumohen normalisht”,- vazhdon njoftimi për shtyp.

Mbetet në fuqi vetëm pezullimi mbi tregtimin për ato parti qumështi të cilat rezultojnë me përmbajtje të Aflatoskinës mbi normativat e BE, që kanë destinacion eksportin në shtete që aplikojnë normën e Bashkimit Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)