29 Prill 2024

Shqipëria bllokon mishin e Kosovës

Prishtinë, 13 gusht - Vendi ynë ka filluar sërish bllokimin e futjes të disa produkteve të eksportuara nga Kosova. Këtë radhë prodhuesit e mishit në Kosovë nuk po mund të eksportojë prodhimet e tyre në Shqipëri.

Shkasë për këtë thuhet të jetë mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, ka thënë për Tribuna se Shqipëria aplikon termometrin digjital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e bllokimit sepse Kosova përdor mekanizëm tjetër. Specialistët shprehen se të njëjtin mekanizëm si Kosova e përdorin edhe disa vende të tjera të Evropës për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportit.

Piraj thotë se për shkak të këtij ndryshimi Shqipëria nuk po lejon mishin nga Kosova të futet në vendin tonë edhe pse mishi importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.


/Tribuna /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)