01 Maj 2024

Shiten mbi 22 mijë euro dredhëza

Prishtinë,  10 qershor - Panairi i dredhëzës i mbajtur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, i cili ka përfunduar këtë të shtunë, sivjet ishte më i suksesshëm se ai i vitit të kaluar. Kultivuesit e kësaj kulture bujqësore, për pesë ditë kanë shitur rreth 4.5 ton më shumë dredhëza se vitin e kaluar, më saktësisht 11,2 ton dredhëza në vlerë prej 22,301 euro.

Kultivuesit e dredhëzës, viteve të fundit kanë marrë një mbështetje më të madhe edhe nga Ministria e Bujqësisë, e cila përmes granteve investive i ka përkrahur ata në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella. Vitin e kaluar, përmes granteve investive janë përkrahur 53 kultivues në vlerë prej mbi 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, për shtimin e rreth 8 hektarëve me dredhëz.

Ndryshe, panairi i dredhëzës, sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe programi i USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi” dhe qëllimi i tij ishte promovimi i dredhëzës vendore përmes shitjes së drejtpërdrejtë.

Sipërfaqe të mbjella me dredhëz në tërë territorin  e Kosovës, sivjet janë gjithsej 163 hektarë, ndërkaq në vitin e kaluar kanë qenë 153 hektarë. Ndërsa, në panairin e vitit të kaluar, janë shitur 6.7 ton dredhëz në vlerë prej 13,535 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)