19 Mars 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

 Prishtinë, 21 mars - Me moton “Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm” sot në Parkun e Gërmisë Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Pyjeve.

Ngjarja u organizua nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO dhe e përkrahur nga Zyra e BE-së dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Në këtë ceremoni festive morrën pjesë përfaqësues të Qeverisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Suedisë në Kosovë, Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, ekipi i Programit për Pylltarizbatuar prej FAO-s, përfaqësues të Komunës së Prishtinës, si dhe partnerë dhe palë të tjera të interesit.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, fillimisht u takuan tek krojet e Parkut të Gërmisë, ku edhe mbajtën nga një fjalë rasti për rëndësinë e mbrojtjes së pyjeve dhe rolin e tyre në shëndetin e njerëzve dhe mjedisit të Kosovës.

Fitore Pacolli, deputete e Kuvendit të Kosovës në fjalën e saj tregoi për punën e kuvendit në përmirësimin e kornizës ligjore sa i përket sektorit të pyjeve, ku ndër të tjera shtoi se “një prej të gjeturave, në Ligjin e Pyjeve ka qenë ‘përzierje kompetencash’ në mes të nivelit lokal, ministrive dhe autoriteteve që merren me këtë sektor. Ndërsa,  tani me ligjin e ri kemi një autoritet përgjegjës dhe kompetent për pyje”, tha me këtë rast znj. Pacolli.

Në anën tjetër, Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Raduloviq, pas një prezantimi të historisë së Ditës së Pyjeve vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të pyjeve. “Pyjet janë një pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm global. Sipas Bankës Botërore, ekzistenca e më shumë se 1.6 miliardë banorëve në planet varet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga pyjet”, shtoi zv. Ministri Raduloviq.

Ndërsa, Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosovë foli për rëndësinë e pyjeve të Kosovës për ekonominë e vendit, si dhe për mbështetjen e Suedisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë për sektorin e pyjeve përmes programit të implementuar nga FAO “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.  

Gjatë këtij manifestimi, pjesëmarrësit dëgjuan prezantimet motivuese me temën “Roli kritik i pyjeve në promovimin e shëndetit të njeriut dhe mirëqenies sociale” nga Daut Demaku, Behare Bajraktari, si dhe fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi të cilët pas fjalimeve të tyre në shënimin e kësaj ngjarje, vazhduan ecjen me biçikleta shtigjeve pyjore të Gërmisë.

Theksojmë se Dita Ndërkombëtare e Pyjeve është shpallur prej OKB-s dhe çdo vit me datë 21 mars shënohet nga FAO në nivel global, si mundësi për të promovuar aktivitete miqësore, si dhe praktika të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)