02 Maj 2024

SHBA, 40 për qind e ushqimit përfundon në hedhurina

New York, 22 nëntor - Amerikanët sot festojnë Ditën e Falenderimeve, festë tradicionale e korrjeve, rrënjosur në të kaluarën agrare të Amerikës.

Shumë amerikanë e festojnë këtë ditë me familjen dhe miqtë rreth një tryezë të mbushur me ushqime nga më të ndryshmet, përfshi gjel deti të pjekur, patate, fruta, ëmbëlsira e të tjera.
 
Mes këtij bollëku, shumica e amerikanëve befasohen kur mësojnë se sa ushqim shkon dëm në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të ri, rreth 40 për qind e ushqimit të prodhuar në vend çdo vit përfundon në hedhurina.
 
Një raport i kohëve të fundit nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore thotë se çdo vit, ushqime me vlerë prej 165 miliradë dollarësh hidhen poshtë në mënyrë rutinore, ndërsa , një-në-gjashtë amerikanë vuan nga mungesa kronike e shkurtër e ushqimit apo nga mugesa e fondeve për të blerë ushqime.

Raporti vlerëson se në qoftë se hedhurinat ushqimore pakësohen 15 për qind, kjo është e barabartë me sasinë që duhet për të ushqyer 25 milionë amerikanë nga ata që po shkojnë në shtrat të uritur.
 
Raporti sugjeron se ushqimet që nuk përdoren sot - nga restorantet - mund të bëhen ushqim për nesër nëse dorëzohen për strehimoret, qendrat bamirëse të të ushqyerit dhe per programet shkollore në lagjet me të ardhura të ulëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)