02 Maj 2024

Serbët marrin subvencione edhe pse i kanë shitur tokat

Prishtinë, 26 gusht - Shumë troje në fshatrat në rrethinë të Prishtinës, pas luftës i kanë blerë shqiptarët. Por, serbët vazhdojnë të marrin subvencione për bujqësi, ndonëse nuk kanë më tokë.

Këto subvencione ata i marrin nga Qeveria e Serbisë, sepse ata bazohen në të dhënat e vjetra kadastrale, duke mos kërkuar verifikime nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë të Serbisë, mjete stimuluese kanë marrë 4000 familje serbe në Kosovë, në vlerë prej 800 mijë eurove.

Në komunën paralele serbe në Graçanicë thonë se nuk mund ta ndalin këtë dukuri dhe se këta serbë për tokat që nuk i kanë marrin subvencione edhe nga Kosova.

“Zyra e sektorit të bujqësisë dhe drejtoria e Trezorit janë 20 centimetra në distancë, dhe ata njerëz aplikojnë tek unë e edhe tek Trezori i të dhënave kadastrale”, thotë Jelena Stojanovic.

Vetëm në Graçanicë, Serbia paguan 500 mijë euro për subvencione të tilla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)