19 Prill 2024

Sejdiu kërkon ambient të shëndetshëm për qytetarët

Prishtinë, 22 prill - Presidenti i Republikës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot në aktivitetet në shënim të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

I shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, Presidenti Sejdiu vizitoi parkun në lagjen Dardania në Prishtinë. Presidenti Sejdiu, që ka marrë pjesë edhe në inaugurimin e këtij parku vitin e kaluar, lavdëroi institucionet lokale, pore dhe qytetarët që banojnë në afërsi për mirëmbajtjen e tij.

 

"Tash motmot e patëm inauguruar këtë park të rregulluar për bukuri. Tash po e shoh se qytetarët dhe organet përgjegjëse komunale e kanë mirëmbajtur për mrekulli", tha ai.

Në vijim, Presidenti ftoi institucionet dhe të gjithë qytetarët që të punojnë së bashku për të krijuar një ambient të shëndetshëm për qytetarët. "Institucionet qendrore janë të përkushtuara që të mbështesin autoritetet komunale për rritjen e hapësirave të gjelbëruara", tha Presidenti Sejdiu.

"Jemi të përkushtuar që të rregullojmë dhe të mirëmbajmë hapësirat e gjelbëruara dhe në të njëjtën kohë kërkojmë më shumë përgjegjësi nga qytetarët për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave. Këtë vit, do të mbillen 250 mijë fidanë të rinj. Kemi ndarë 250 mijë euro për rregullimin e hapësirave në qytetin e Prishtinës", tha ndërkaq dr. Isa Mustafa, duke folur me këtë rast.

Për të shënuar simbolikisht Ditën e Planetit, si dhe për të kontribuuar në shtimin e gjelbërimit në këtë park, Presidenti Sejdiu dhe kryetari i komunës, z.Mustafa mbëltuan fidanë në hapësirën e parkut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)