01 Maj 2024

Sahatqija, vizitoi gratë fermere në fshatin Henc

Prishtinë, 31 maj - Grupi i Grave Deputete me ftesë të “Women for Women Internationale WFI” dhe shoqatës së grave “Flori” vizitoi sot fshatin Henc të Komunës së Fushë Kosovës.

Me këtë rast kryetarja e shoqatës” Flori”  znj. Hava Avdullahu  njoftoi të pranishmit me sukseset që kanë arritur disa gra fermere, duke gëzuar ndihmën e WFWI dhe USAID-it.

Falë kësaj përkrahjeje, njëra prej tyre kishte filluar me prodhimtarin e qumështit dhe të perimeve dhe tani familja e saj, e cila më pare jetonte në kushte të rënda,  tani  ka të gjitha të mirat e nevojshme dhe siguron të ardhura të konsiderueshme. 

Takimi ishte organizuar në pronën e një përfituese tjetër Valbona  Ademi, e cila kishte mbjellë mbi 2 hektarë me perime të ndryshme, ndërsa në saje të granteve që kishte përfituar kishte arritur që tani familja 17 anëtarshe të krijojë një jetë shumë të mirë, duke ndërtuar edhe shtëpi  3 katës.

“Ne gratë  e Hencit me shkollë apo pa shkollë jemi të interesuara që me punën tonë të fitojmë, por na duhet përkrahje nga institucionet sa i përket sigurimit të ujit të pijshëm, i cili edhe në puset e thella është i ndotur”, theksoi znj.Abdullahu.

Kryetarja e GGD-ës, Teuta Sahatqija, tha:” Jam e impresionuar me atë që bëni ju, me mënyrën se si ju krijoni të ardhura për familje, ndaj ju inkurajojë që të vazhdoni kështu, ndërsa shumë gra duhet të ndjekin shembullin tuaj.\"

\"Kurse për problemet tuaja, do të angazhohem personalisht, por edhe me koleget e mia deputete që të  shikohet mundësia e zgjidhjes së problemeve që keni”.

Delegacioni i GGD-ës vizitoi edhe objektin e shoqatës “Flori”. Anëtaret e kësaj shoqate falënderuan deputeten Sahatqija për angazhimin e saj për t’ i përkrahur ato, kurse në  emër të WfWI-së, znj. Sahatqija e falënderoi,  Iliriana Jaka Gashi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)