29 Prill 2024

Rusia nuk e pezullon embargon e perimeve nga BE-ja

Moskë, 24 qershor - Rusia të mërkurën lajmëroi se do ta përtërijë importin e perimeve dhe pemëve nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por pasi që Brukseli do të dorëzojë listën e organeve dhe llaboratorive zyrtare që kishin autorizim të japin certifikata për sigurinë e ushqimit.

“E gjithë kjo varet prej tyre. Kjo përgjigje nuk do të thotë se menjëherë do të kthehet në tregun rus”, komentoi shkurtimisht për Reuters-in, inspektori kryesor sanitar i Federatës Ruse, Genadij Onishenko.

Bashkimi Evropian dhe Rusia nënshkruan marrëveshje sipas të cilës mundësohet tregtimi me perime të freskëta evropiane që ishte ndërprerë në fillim të qershorit për shkak të paraqitjes së epidemisë vdekjeprurëse të shkaktuar nga infektimi me bakterin esherihia koli, lajmëroi paraprakisht të mërkurën Komisioni Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)