27 Prill 2024

Rusia do të nis eksportin e drithërave këtë vit

Moskë, 27 korrik - Pas thatësirës së vitit të kaluar që detyroi Rusinë të ndalojë ekspromtin e drithërave, prodhimi i këtij viti duket i mbarë. Presidenti rus, Dimitry Medvedev, njoftoi rifillimin e eksportit në tregun botëror të drithërave.

Zoti Medvedev tha se deri në mesin e korrikut, vëllimi i prodhimit të drithërave arriti në 20 milionë tonë dhe vëllimi i përgjithshëm në vit parashikohet t\'i kalojë 90 milionë tonët. Ai shtoi se me këto korrje, jo vetëm do të sigurohet furnizimi në vend, por do të ketë mundësi eksportimi.

Sipas ministrit rus të Bujqësisë, vëllimi i drithërave për eksport do t\'i kalojë 18 milionë tonët.

Vitin e kaluar, si pasojë e thatësirës, Rusia pati rënie të madhe në prodhimin e drithërave dhe u detyrua të ndalonte eksportin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)