04 Maj 2024

Rusia do të bëhet sërish një fuqi agrare botërore

Moskë, 1 shkurt - Rusia duhet t’i rikthejë vetes statusin e një prej fuqive kryesore agrare botërore.

Kjo, u theksua nga Kryeministri Dimitri Medvediev në takimin e zgjeruar të këshillit të ministrave.

Medvediev është i bindur se sektori rus i bujqësisë mund dhe duhet të bëhet konkurrues në treg.

Në periudhën kohore deri në vitin 2018 normat mesatare vjetore të rritjes së bujqësisë duhet të jenë së paku 2.4 - 2.5%, prodhimi i lëndëve ushqimore - 3.5 - 5%, tha Kryetari i qeverisë.

Ai theksoi domosdoshmërinë e dhënies së ndihmës kompanive ruse për të rritur potencialit e tyre konkurrues në kushtet e anëtarësimit të vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)